Dardanët kanë zhvilluar seancën e dytë stërvitore në “National Basketball Arena”.
"Kosova do të përballet me Irlandën të dielën nga ora 18:00 dhe transmetohet në Art Motion.
Në Grupin A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje", ka njoftuar FBK.
Të enjten që e lamë pas, KOsova pësoi humbje të rëndë nga Zvicra, me rezultat 75:43.