Kosova do të përballet me Irlandën të dielën nga ora 18:00 në Dublin.
Në Grupin A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje.
Lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.
Dardanët të premten mbrëma kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Dublin, derisa sonte do të kenë stërvitjen e radhës.