Në mesjavë u zhvilluan dy ndeshje në Liga Unike Femrat.
Bashkimi arriti fitoren e dytë, kësaj radhe ndaj Partizanit të Tiranës 73:70.
Më e mira te Bashkimi ishte Caterrion Thompson me 22 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, duke pasur indeksin 26, apo më të lartin për këtë xhiro. Thompson shpallet MVP e javës së dytë.
Ajo u ndihmua nga Arbnore Përquku, e cila kontribuoi me 16 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, si dhe Aulona Muhadri me gjashtë pikë e 11 kërcime.
Fitore shënoi edhe Flamurtari ndaj Tiranës. Te skuadra vlonjate më e mira ishte Desiree Ramos me 22 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, duke u ndihmuar nga Tea Memushi me 11 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.