Pas pushimit të kombëtareve, Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me përballje interesante.
Të shtunën do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.
Basketbollistët e Bashkimit e nisën kampionatin mjaft mirë me shtatë fitore radhazi, por më pas erdhën dy humbje, ku numërojnë shtatë fitore e dy humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje.
Derbi i qytetit pritet të sjell emocione të mëdha në Prizren.
Kurse nesër do të luhen edhe tri përballjet tjera.