Skuadra franceze e Paris Basketboll, që këtë sezon debuton në Euroleague, vijon të befasojë me lojërat e saj, duke udhëhequr renditjen pas raundit të 13-të. Në sfidën e fundit ata fituan 93-81 naj Maccabi Tel Aviv, duke korrur suksesin e 10-të.
Në vendin e dytë, me nga 9 fitore secila, janë ekipet e Olympiacos e Fenerbahce. Skuadra greke fitoi 89-80 ndaj Monaco, ndërsa turqit u mundën 88-76 në fushën e Baskonia Gasteiz.
Ditë e keqe për skuadrat spanjolle: Real Madrid u mund 80-78 nga Villeurbanne, ndërsa Barcelona u ndal në sekondat e fundit 90-89 nga grekët e Panathinaikos, që janë kampionët në fuqi në Euroleague.
Euroleague – Raundi i 13-të
Anadolu Efes – Bayern Munich, 101-90
Villeurbanne – Real Madrid, 80-78
Maccabi Tel Aviv – Paris Basketall, 81-93
Panathinaikos – Barcelona, 90-89
Partizan Beograd – Zalgiri Kaunas, 84-78
Baskonia Gasteiz – Fenerbahce, 88-76
Monaco – Olympiacos, 80-89
Armani Milano – Crvena Zvezda, 101-86
Virtus Bologna – Alba Berlin, 88-90