Tirana thyen Vllazninë në start

Basketboll

Tirana thyen Vllazninë në start

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga ndeshja

Liga Unike ka ngritur dje siparin e sezonit 2024-2025 në radhët e meshkujve, me përballjen mes ekipeve të Shqipërisë, Tirana-Vllaznia.

shqipërisë Vllaznia Evenimenti mbarëkombëtar i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka startuar në mënyrë të çuditshme, duke kaluar në ndeshjet e javës së dytë, pas luajtur ende javën e parë sipas kalanderit fillestar.

Nëse mes ekipeve të Kosovës përballjet do të regjistrohen me rezultatet që këto skuadra do të kenë me njëra-tjetrën në kampionatin vendës, për skuadrat e Shqipërisë kjo nuk vlen.

Kështu që Liga Unike ka nisur me duelet brenda Shqipërisë, teksa dje u zhvillua edhe i pari, ndërmjet bardhebluve dhe shkodranëve, i vlefshëm për Grupin A. Tirana nuk fali në shtëpi, duke dalë fitimtare nga klasikja. Bardheblutë e Erkand Karajit triumfuan me rezultatin 88-81 në “Farie Hoti”, duke arritur edhe një lloj hakmarrje për humbjen e të dielës në Shkodër në Superligë. Tirana e kishte ndeshjen nën kontroll, duke e kryesuar atë nga fillimi e deri në fund.

Kështu sfida nisi me 2 pikë që në aksionin e parë për Tiranën, teksa Frenki Lilaj u bë protagonisti i koshit të parë sezonal në kompeticionin mbarëkombëtar. Bardheblutë ishin më të saktë që në minutat e para, ndërsa Vllaznia u pa në vështirësi, duke gabuar shumë në sulm. Kështu Tirana u shkëput në 15- 3 në gjysmën e periodës, për ta fituar më pas 10-minutëshin në shifrat 22-16. Edhe çereku i dytë foli për kryeqytetasit, të cilët fituan 24-16, duke shkuar në pushim me avantazhin 46- 32. Tirana e çoi në +19 pikë epërsinë në mesin e periodës së tretë, fraksion që u mbyll 21-20, ndërsa për 30 minutash rezultati në tabelë ishte 67-52 për vendësit.

Kuqeblutë e Eni Llazanit u afruan në periodën e fundit, të cilën e morën 21- 29, por në shifra të përgjithshme, suksesi shkoi me +7 pikë për Tiranën. Njeriu i ndeshjes ishte Hysenagolli, i cili bëri diferencën për bardheblutë, duke realizuar 23 pikë dhe 13 kërcime. Mbështetur nga Ndreca me 24 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, Nika me 19 pikë e 9 kërcime si dhe Frenki Lilaj me 16 pikë e 10 kërcime. Për Vllazninë u dallua Rakaj, autor i 24 pikëve dhe 7 kërcimeve. Liga Unike do të vijojë sot me një tjetër takim mes ekipeve të Shqipërisë, teksa në orën 18:00 do të luhet sfida Besëlidhja-Teuta në “Asllan Rusi”, e vlefshme për javën e dytë në Grupin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat