Pas pesë humbjesh radhazi, ekipi i Golden State rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 99-93 Houston. Mungesa e Curry nuk ndikoi shumë, teksa u dallua Cuminga me 33 pikë e Wiggins me 23 pikë.
Cleveland mbetet ekipi më i mirë në NBA, duke mundur 126-114 Denver pretendent. Mitchell me 28 pikë ishte lider për Cavaliers, mbështetur edhe nga Garland me 24 pikë. Për Denver, Jokic realizoi një “triple double” (27 pikë, 20 rebbound, 11 asist).
Fiton edhe Oklahoma, 129-92 ndaj Toronto, duke kryesuar në Perëndim.
Vendimtar për miqtë Alexander Shai, autor i 30 pikëve. Memphis, falë 60 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit, mundi 115-110 Sacramento.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Denver, 126-114
Washington – Dallas, 101-137
New York – Charlotte, 125-101
Toronto – Oklahoma, 92-129
Memphis – Sacramento, 115-110
New Orleans – Phoenix, 126-124
San Antonio – Chicago, 124-139
Golden State – Houston, 99-93