Në Prishtinë është zhvilluar faza e finale e edicionit të tretë të JR NBA Kosovës.
Në fazën finale, kanë marrë pjesë fituesit e Divizioneve, të dy Konferencave.
Pesë ekipet pjesëmarrëse kanë bërë paraqitje të mira, ku është luftuar për titullin e kampionit.
Në finale të kësaj gare, janë ndeshur Xhemajl Mustafa (Detroit Pistons) me shkollën Meto Bajraktari (Denver Nuggets), ku Detroit Pistons triumfoi me shifrat 68:35. Vaso Pasha (Sacramento Kings) zuri vendin e tretë.
Unazat e kampionit dhe trofeun e kampionit e kanë ndarë, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Kryetari i Federatës së Sportit të Republikës së Kosovës, Adrian Telaku.
30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç ishin ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.
Ky ishte edicioni i tretë i JR NBA Kosovës, që ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.
Projekti për vitin e tretë radhazi po realizohet në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes NBA dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.