Ekipi francez i Paris Basketboll mbron kreun e renditjes së Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 14-të. Ai fitoi 96-90 në Athinë ndaj Olympiacos, duke korrur suksesin e 11-të sezonal.
Në vendin e dytë, me 10 fitore, ndodhet skuldra turke e Fenerbahce, që mposhti 82-70 Real Madrid. Skuadra madrilene është zyrtarisht në krizë, duke zbritur në vendin e 13-të, jashtë zonës play off.
Ruajnë pozitat e tyre në renditje ekipet e Monaco dhe Bayern Munich, të dyja fituese këtyë javë, duke qndruar mes gjashtë skuadrave që kualifikohen direkt. Ngjit shkallët edhe skuadra italiane e Armani Milano.
Euroleague-Raundi i 14-të
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 85-72
Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 86-88
Partizan Beograd – Panathinaikos, 91-73
Bayern Munich – Baskonia Gasteiz, 94-80
Real Madrid – Fenerbahce, 70-82
Monaco – Alba Berlin, 100-80
Olympiacos – Paris Basketball, 90-96
Virtus Bologna – Crvena Zvezda, 87-94
Armani Milano – Villeurbanne, 92-84