Fierakët triumfojnë

Basketboll

Fierakët triumfojnë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga një ndeshje

Superliga e basketbollit për meshkuj ka kompletuar mbrëmjen e djeshme javën e tetë me përballjen ndërmjet Kamzës dhe Apolonisë.

Fierakët triumfuan me rezultatin 91-96 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e Bathores, duke marrë 2 pikë me vlera, për t’i shpëtuar fundit të tabelës. Takimi ishte me rivalitet, ku të dyja skuadrat luftuan fort por fitoren, por miqtë u treguan më të qartë, duke merituar edhe suksesin.

Minutat e para ishin me rendiment të ulët në sulm, ndërsa ekipet e përmirësuan shënjestrën në gjysmën e dytë të periodës, fraksion që u ftuar nga Apolonia në shifrat 16-19.

Çereku i dytë nuk ndryshoi asgjë, teksa u mbyll në baraspeshë 19-19, ndërsa ekipet shkuan në pushimin e madh me epërsinë e fierakëve 35-41 në shifra të përgjithshëm.

Në pjesën e dytë efikasiteti në sulm është më i lartë, me Kamzën që e merr periodën e tretë 28-26, ndërsa pas 30 minutash rezultati në tabelë shënon 63-67 për miqtë. Apolonia e menaxhon mirë lojën në periodën e fundit, të cilën e fiton 28-29, duke vulosur triumfin final me +5 pikë.

Hamilton me 22 pikë, Harris me 20, Kaboza me 15 dhe Tucker me 13 udhëhoqën ekipin fierak. Ndërsa për vendësit u dalluan Cushingberry me 31 pikë, Nnanabu me 25 Parker me 17 pikë. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, të dielën Besëlidhja kryesuese mposhti Vllazninë 83- 76, ndërsa Teuta mundi Tiranën në “Farie Hoti” në shifrat 76-83, me bardheblutë që futen në një krizë të thellë, duke e çuar në 5 numrin e humbjeve radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat