Partizani ka shënuar fitore ndaj Peja 03 me rezultat 66:49 (15:8, 14:18, 19:12, 18:11), në javën e katërt të Liga Unike Femrat.
Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë dhe fitoi çerekun e parë me shifrat 15:8. Në periudhën e dytë, pejanet për një nuancë ishin më të mira, për të triumfuar 14:18 dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 29:26.
Por, pjesa e dytë ‘foli’ tërësisht në të mirë të skuadrës tiranase, që ishte më e mirë dhe ngriti epërsinë minutë pas minute për të triumfuar në fund 66:49.
Te vendaset u dallua Enisa Semanjaku me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Aida Palko me 15 pikë e nëntë kërcime, derisa te mysafiret u dalluan Brailyn Joseph dhe Tae'lor Willard me nga 12 pikë.
Partizani ka tri fitore dhe një humbje, ndërsa Peja 03 dy fitore dhe dy humbje.