Për përparimin e basketbollit në Kosovë

Basketboll

Për përparimin e basketbollit në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Këtë javë, disa prej femrave udhëheqëse të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë arritur suksese të rëndësishme që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Enea Hajdari, Këshilltarja Ligjore për Sport në FBK, ka vazhduar studimet master në "E Drejta Sportive" në Universidad Europea në Madrid. .

Kjo arritje e saj përbën një hap të rëndësishëm, pasi do të jetë e para nga Kosova që do të specializohet në këtë fushë, duke kontribuar në forcimin e bazës ligjore për sportin në vend.

Ndërkohë, Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kqiku kanë përfunduar me sukses ligjëratat e Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC), organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky kurs ka për qëllim zhvillimin e aftësive menaxhuese dhe udhëheqëse, duke i përgatitur ato për të kontribuar më shumë në sektorin e menaxhimit sportiv.

Gjithashtu, Teuta Abdullahu, anëtare e Bordit të FBK, është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit prestigjioz WiLEAD 3.0 të FIBA-së.

Ky program synon fuqizimin e grave në basketboll dhe zhvillimin e aftësive të lidershipit, duke promovuar barazinë gjinore dhe mundësitë për gratë në këtë sport.

Këto arritje tregojnë angazhimin e këtyre profesionisteve për zhvillimin dhe përparimin e basketbollit në Kosovë, dhe janë një shembull frymëzues për të gjitha gratë që duan të kontribuojnë në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat