Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës: Nuk mund te heshtim 

Basketboll

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës: Nuk mund te heshtim 

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 17:10
Pamje nga një ndeshje

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës është e irrituar duke reaguar përmes një komunikate.

Cila është arsyeja që kjo shoqatë është e revoltuar? 

“Për opinionin publik, Komunitetin e basketbollit, të gjithë ju basketbolldashës, dëshirojmë ta themi fjalën tonë për disa kritika subjektive drejtuar neve si ekipe e gjyqtarëve, duke mos dashur te realizojmë askënd, por te ftojmë për ngritje te profesionalizmit dhe ruajtjes se integritetit te vlerave qe përfaqësojmë ne dhe basketbolli si sport.

Si ekipe e gjyqtarëve, me seriozitetin me të madh, përkushtimin dhe profesionalizmin tonë angazhohemi dhe marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe asnjëherë nuk jemi ata te cilët dalin mbi basketbollin.
Nuk mund te heshtim me gjatë kur askush nuk thotë asgjë për shume dukuri negative, qe nuk na përfaqësojnë, e qe dalin përtej asaj qe mund te menaxhohet nga ne, dhe pastaj te gjitha adresimet e atyre kritikave barten prapë tek ne edhe nga faktor aspak relevant. Duhet kuptuar qe gjyqtaret janë ata qe marrin përgjegjësinë për te kontrolluar ndeshjen dhe për te mundësuar përfundimin e saj. Mirëpo, protagonizmi i shumë aktereve gjate një ndeshjeje (duke dale mbi basketbollin), po pengon dhe po krijon tendencë me apo pa qellim drejt përfundimit normal te një ndeshjeje dhe gjithashtu po cenon integritetin e ligës tonë.

Kjo sepse ne vazhdimësi përsëriten protagonizma te tilla që tashme janë bërë dukuri, ndërsa askush nuk thotë asnjë fjale të vetme. Nuk do te stepemi asnjëherë ndaj te gjithë atyre që dëshirojnë te dalin mbi basketbollin sepse do te ndeshen me përgjigjen tonë në çdo moment. Në fund te fundit, ne jemi te thirrur për të kontrolluar ndeshjet dhe këtë gjë do te vazhdojmë ta bëjmë (pavarësisht njërit apo tjetrit), duke respektuar vlerat e përgjithshme, rregullat, protokollet dhe propozicionet e garave.

Të gjithë duhet te marrin përgjegjësinë qe ju takon, te ngrisin profesionalizmin, te kujdesen për vlerat dhe për integritetin e basketbollit ne Kosove. Kritikat nga faktorët relevant i marrim me shume seriozitet si ne rastet kur kemi te drejte, por edhe ne rastet kur gabojmë, dhe japim llogari aty ku duhet.

Mirëpo, kohen e fundit kritika te përsëritura nga faktorë aspak relevant me theks te veçantë nga komentatoret e ndeshjeve, te cilët nuk kanë njohuri adekuate te interpretimit te rregullave, duke i dhënë të drejtë herë njërës palë e herë tjetrës, gje e cila përben tendencë në vete dhe nuk fiton askush, nuk i shërben askujt dhe nuk përbën asnjë lloj ndryshimi, përveçse dëmtohet integriteti, vlerat tona dhe basketbolli.

Ne nuk dëshirojmë që të japim shembuj se si duhet te komentohet një ndeshje, por qe misioni i tyre do te duhej te ishte bartja e emocioneve tek ata qe e përcjellin ndeshjen nga televizioni, dhe jo komentimi dhe vurja ne dyshim e vendimeve te gjyqtareve duke na bere faktorë dhe protagonist tërësisht pa nevoje.

Edhe pse jemi gjykuar njëanshëm duam te ruajmë diçka që është me etike, më e moralshme dhe shume me profesionale.

Nuk do te komentojmë disa nga situatat e pretenduara edhe pse kishim plotësisht te drejte. Mirëpo duhet te dini që pavarësisht ndodhive, nuk ka asgjë personale me askënd, mund të kemi mendime të ndryshme por duhet ta kemi respektin e ndërsjellë dhe të jemi te përmbajtshem”, reagon Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat