Peja ka fituar derbin e javës ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 86:71 (23:19, 23:15, 20:16, 20:21), në xhiron e 12-të të ProCredit Superligës.
Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, me epërsi prej 9:2, por prishtinasit u rikthyen për të rikthyer epërsinë në favor të tyre, 13:16, derisa çereku i parë përfundoi 23:19 për vendasit, që vazhduan me lojë edhe më të mirë në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 48:34.
Edhe në periodën e tretë, verdhezinjtë për një nuancë ishin më të mirë, 20:16, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe fituan me 15 pikë dallim, 86:71.
Te vendasit u dalluan Jonathan Galloway me 11 pikë e 18 kërcime dhe Tristan Ikpe me 11 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Rashad Williams me 36 pikë.
Peja ka gjashtë fitore e gjashtë humbje, derisa Sigal Prishtina gjashtë fitore e pesë humbje.