Vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 19:31
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 12 Dhjetor në Prishtinë ka diskutuar për ecurinë e të gjitha garave dhe aktiviteteve të saj, si dhe për tema të tjera me interes për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime:

E ka miratuar orarin e ndeshjeve për stinorin pranveror në ProCredit Superligë.

Ka vendosur që Kuvendi Statutar&Punës të mbahet me datë 30 janar 2025.

I ka miratuar propozim ndryshimet e Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës konform Ligjit të Ri të Sportit.

E ka miratuar vlerësimin e rishikimit të Planit Strategjik 2021-2025 dhe ka vendosur që në bashkëpunim me FIBA dhe grupe të tjera të interesit të fillojë përgatitjet për hartimin e Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2025-2030.

I ka miratuar Raportet e Punës dhe Financiare për periudhën janar – nëntor 2024.

Ka vendosur që FBK-në në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që pritet të mbahet në shkurt/mars 2025 ta përfaqësojnë: Kryetari, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe anëtari i Bordit, Florian Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat