Penza mposht Peja 03 në derbin e qytetit me rezultat 67:82 (12:19, 27:22, 15:19, 13:22) në javën e dhjetë të Superliga Femrat në basketboll.
Ndeshja nisi shumë e barabartë, ku herë njëra dhe herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, por në çerekun e parë vajzat e Penzës u treguan më të mira, duke e mbyllur me rezultat 12:19.
Edhe çereku i dytë ishte i barabartë, por Peja 03 u tregua më e fortë dhe e fitoi atë me rezultat 27:22, duke e çuar pjesën e parë në rezultat 39:41 për Penzën.
Pjesën e dytë më mirë e nisën vajzat e Penzës që e fituan periudhën e tretë 15:19, dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë, duke mbyllur çerekun e fundit me rezultat 13:22 dhe fituar ndeshjen me rezultat 80:54.
Lojtarja më e mirë e Peja 03 ishte Brailyn Jarell Joseph, e cila kontribuoi me 19 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Te Penza, më e dalluara ishte Janne Nicole, duke realizuar 14 pikë, 13 kërcime dhe 13 asistime.
Pas kësaj xhiroje, të dyja skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe katër humbje në dhjetë xhiro të mbajtura.