Bashkimi mposhti Trepçën në “Sezai Surroi” me rezultat 80:54 (27:8, 20:12, 17:19, 16:15) në javën e dhjetë të Superliga Femrat në Basketboll.
Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Bashkimit, që e fitoi çerekun e parë, 20:8,për të vazhduar me të njëjtën mënyrë loje edhe në çerekun e dytë, që u mbyll me shifrat 20:12, për të shkuar në pushim me shifrat 47:20.
Në pjesën e dytë, mitrovicaset u munduan, por nuk arritën të mposhtin kampionet, të cilat në pjesën e dytë ruajtën epërsinë dhe fituan 80:54.
Te vendaset u dalluan Caterrion Thompson me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim dhe Arbnore Përquku me 18 pikë, katër kërcime dhe 11 asistime. Nga Trepça, më e dalluara ishte Vivian Woo, duke realizuar 14 pikë, dy kërcime dhe gjashtë asistime.
Pas këtij rezultati, Bashkimi ka regjistruar nëntë fitore dhe një humbje në dhjetë xhiro, ndërsa Trepça ka një fitore dhe nëntë humbje.