Janë luajtur takimet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Tirana dhe Flamurtari ndajnë sërish kreun pas fitoreve të sotme.
Bardheblutë fituan 50-40 ndaj Studentit në derbin kryqytetas. Ndeshje me shumë gabime e nivel të ulët, ndikuar edhe nga i ftohti. Ikete me 20 pikë u dallua për Tiranën.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Flamurtari, që fitoi 93-75 në Durrës ndaj Teutës. Skuadra vlonjate u shkëput që në periodën e parë dhe e administroi avantazhin deri në fund. Ramos me 25 pikë e 11 rebound ishte shënuesja më e mirë.
Jashtë fushe fiton Partizani, që mundi 95-55 Elbasanin, një takim pa shumë histori. Për skuadrën kryeqytetase u dallua Brych me 16 pikë, ndërkohë që gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 9-të
Elbasani – Partizani, 55-96
Studenti – Tirana, 40-50
Teuta – Flamurtari, 75-93
Vllaznia (pushim)
Renditja: Tirana 15 pikë, Flamurtari 15 pikë, Partizani 14 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 10 pikë, Elbasani 7 pikë.