Bashkimi fitoi ndaj Pejës në udhëtim, duke bërë përmbysjen në pjesën e dytë, për të fituar me shifrat 72:87 (22:10, 12:18, 20:34, 18:25), në javën e 21-të të ProCredit Superligës.
Skuadra verdhezi e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë 22:10, ku kishin epërsinë më të lartë, 12 pikë. Megjithatë, prizrenasit filluan këndelljen në periudhën e dytë, ku ngushtuan shifrat në 34:28, sa përfundoi pjesa e parë.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, arritën përmbysjen me një seri të jashtëzakonshme, ku shifrat pas 30 minutash ishin 54:62. Në dhjetë minutat “Portokallezinjtë” vulosën fitoren për të fituar në fund 72:87.
Te vendasit u dalluan Tristan Ikpe me 14 pikë e gjashtë asistime dhe Markus Towns me 24 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Mack Smith me 19 pikë e katër kërcime.
Peja ka dhjetë fitore e 11 humbje, derisa Bashkimi 15 fitore e gjashtë humbje.