Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina është lënduar dhe pritet të mungoj gjatë.
Trajneri i klubit nga Suhareka, Ales Pipan, ka bërë të ditur se lojtari kosovar do të mungojë rreth tetë javë.
Morina u lëndua gjatë ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës ndaj Zvicrës në palestrën sportive në Prishtinë.
Basketbollisti i Yllit e lëndoi gjurin dhe kthimi i tij në këtë edicion varet nga skuadra e Yllit nëse arrin të shkojë larg në play-off.