Kosova U-18 pëson humbje të rëndë

Basketboll

Kosova U-18 pëson humbje të rëndë

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 00:10
Kosova U-18

Kosova U-18 ka pësuar nga Lituania me rezultat 87:38 (23:2, 22:17, 18:5, 24:14 ), në FIBA U18 Women’s, EuroBasket, Divizioni B.

Pjesa e parë ishte vendimtare, ku Lituania ishte më e mirë, duke përfunduar çerekun e parë me 23-2, ndërsa në çerekun e dytë, Kosova pati reagim më të mirë, por sërish vendaset ruajtën epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 45:19.

Në pjesën e dytë, vajzat e Kosovës nuk arritën të rikthehen në lojë, përkundër përpjekjeve. Lituania shënoi 18 dhe 24 pikë në dy çerekët e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultat 87:38 për Lituaninë.

Te Kosova u dallua Malvina Haziri me 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat