Çudia në Prishtinë, Dinamo e Zagrebit humbjen e shndërron në fitore 

Basketboll

Çudia në Prishtinë, Dinamo e Zagrebit humbjen e shndërron në fitore 

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 21:02
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ndalet në ENBL në basketboll.

Basketbollistët e Prishtinës pësuan humbje me rezultat 82:80 (17:27, 21:20,18:22, 26:11) nga Dinamon e Zagrebit.

Çudia ndodhi në çerekun e katërt, ku Dinamo humbjen e sigurtë e shndërroi në fitore spektakolare.

Image

Pamje nga ndeshja

Atmosferë impozante në Qendrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishitnë, ku ishte e mbushur përplot, sidomos tifzozët “Plisat” i dhanë zemër basketbollistëve prishtinas. 

Në çerekun e dytë skuadra nga Zagrebit ishte për një pikë më e mirë.

Prishtina shkoi në pushim me 9 pikë dallim (47:38).

Në minutën e 30-të Prishtina thelloi epërsi në 13 pikë (67:54) ndaj Dinamos.

Çudia ndodhi në çerekun e fundit, ku Dinamo bëri mrekullinë dhe ngadhënjeu me 2 pikë dallim (82:80) ndaj Prishtinës.

Pikët e fitores i realizoi Delonnie Mikell Hunt, tre sekonda nga fundi.

Hunt e mbylli ndeshjen me 26 pikë, kurse te vendasit më i dalluari ishte Adrio Bailey me 29 pikë e gjashtë kërcime.

 

Bardhekaltrit pësuan humbjen e parë.

Prishtina kryeson në grupin B me 7 pikë apo ka 3 fitore e 1 humbje, ndërsa Dinamo është në pozitën e 7-të me 4 pikë ( dy fitore në dy ndeshje).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat