Turneu i basketbollit 3X3 në shënimin e Ditës Ndërkombëtare

Basketboll

Turneu i basketbollit 3X3 në shënimin e Ditës Ndërkombëtare

Më: 8 prill 2026 Në ora: 16:16
Pamje

Turneu i basketbollit 3X3 në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim!

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, në bashkëpunim me KOK-un ka organizuar aktivitet në Basketboll 3x3, për të shënuar 6 Prillin – Dit Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim.

Ngjarja u hap nga sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti, i cili u uroi suksese studentëve, duke theksuar përkushtimin e Federatës në promovimin e sportit në Kosovë dhe avancimin e vlerave të paqes në nivel global.

Ndërkaq, në emër të KOK-ut, të pranishmëve iu drejtua Diellza Shaqiri Kelmendi, e cila falënderoi FSUNK-në për bashkëpunimin dhe organizimin e aktivitetit.

Përveç mesazheve dhe vlerave që ky aktivitet përcolli, në fund, ekipet fituese u shpërblyen me medalje dhe kupa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat