U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës vizitë speciale te Kosova A

Basketboll

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës vizitë speciale te Kosova A

Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:25
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës në mesin e basketbollisteve

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Kosova A femrat, para garave evropiane të verës. 

“Ajo u prit nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe Shtabi Teknik i Kosovës A, të cilët po punojnë intensivisht për përgatitjet e Evropianit. 

Kryetari Fetahu foli për rëndësinë e FIBA Women’s European Championship for Small Countries, që për herë të dytë organizohet në Kosovë dhe për herë të parë në Pejë. 

Dardanet do të garojnë nga 23 deri më 28 qershor, me synimin për paraqitje sa më të suksesshme.

Albulena Haxhiu premtoi përkrahje institucionale pa rezervë për vajzat e Kosovës dhe uroi shumë suksese në këtë garë të rëndësishme për vendin tonë. 

Basketbollistet e Kosovës e falënderuan për vizitën, duke theksuar se do të japin maksimumin për rezultate sa më pozitive. 

Në fund, Kryetari Fetahu i dhuroi U.d. Presidentes një top të nënshkruar nga basketbollistet e Kosovës dhe një fanellë me numrin 5”, ka njoftuar FBK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat