Basketbolli 3x3 rikthehet në Prishtinë me kualifikimet evropiane

Basketboll

Basketbolli 3x3 rikthehet në Prishtinë me kualifikimet evropiane

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës ka ftuar tifozët që të jenë pranë përfaqësueseve të Kosovës në basketbollin 3x3 në kuadër të FIBA 3x3 Europe Cup Qualifiers 2026, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nën sloganin “Krejt bashkë për Kosovën”, FBK ka bërë thirrje për përkrahje sa më të madhe për ekipet kosovare, të cilat do të synojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Turneu do të sjellë në kryeqytet kombëtare nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa pritet të shoqërohet me atmosferë festive dhe basketboll cilësor në zemër të Prishtinës.

Ndeshjet do të zhvillohen në një arenë të hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku hyrja për publikun pritet të tërheqë një numër të madh adhuruesish të basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat