Basketbollisti Rexha është përforcimi i parë i Rabotniçkit për sezonin e ri

Basketboll

Basketbollisti Rexha është përforcimi i parë i Rabotniçkit për sezonin e ri

Nga: K.Goca Më: 10 qershor 2026 Në ora: 15:13
Basketbollisti Fatjon Rexha

Basketbollisti Fatjon Rexha është përforcimi i parë i KB Rabotniçki për sezonin e ri.

Fatjoni, i cili është i gjatë 200 centimetra, luan në pozitat 3 dhe 4 dhe vjen nga radhët e Çairit 2030 AD, ku më parë kaloi katër sezone.

Në sezonin e kaluar, në 25 ndeshje të zhvilluara, ai mesatarisht regjistroi 12.2 pikë, 6.7 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje.

“KB Rabotniçki AD Shkup njofton opinionin dhe të gjithë tifozët e Rabotniçkit se basketbollisti i ri, njëherësh përforcimi i parë për sezonin e ardhshëm, është Fatjon Rexha.

Fatjoni vjen nga radhët e Çair 2030 AD Shkup, ku kaloi katër sezone.

Në sezonin e kaluar, në 25 ndeshje të zhvilluara, mesatarisht regjistroi 12.2 pikë, 6.7 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje.
Rexha është i gjatë 2 metra dhe luan me sukses në pozitat 4 dhe 3.

Ndër të tjera, ai karakterizohet nga një lojë luftarake dhe shumë e dobishme.

Mirë se erdhe Fatjon në familjen kuqe e bardhë!”, thuhet nga Rabotniçki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat