Kosova mëson kundërshtarët në FIBA U20 EuroBasket 2026

Basketboll

Kosova mëson kundërshtarët në FIBA U20 EuroBasket 2026

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 11:33
Fotoilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve ka mësuar kundërshtarët për fazën e grupeve të FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Dardanët e rinj janë shortuar në Grupin C, ku do të përballen me Portugalinë, Armeninë, Islandën, Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Qipron.

Kampionati Evropian do të zhvillohet nga 10 deri më 19 korrik.

Ndërsa, Kosova synon paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në garën kontinentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat