Bashkimi – Trepça hap xhiron e tretë

Basketboll

Bashkimi – Trepça hap xhiron e tretë

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 14:09
Koshi

Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë, me katër përballje që do të zhvillohen nga e shtuna deri të hënën.

Xhiroja hapet të shtunën në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi”.

Dy skuadrat u përballën edhe në mesjavë në kuadër të ProCredit Superkupës së Kosovës, ku Bashkimi triumfoi dhe fitoi trofeun.

Prizrenasit e kanë nisur mirë edhe kampionatin me dy fitore, ndërsa Trepça pas fitores në Rahovec u mposht nga Peja në javën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat