Mbron titullin kampion bote në ngjarjen e fundit të madhe të vitit

Boksi

Mbron titullin kampion bote në ngjarjen e fundit të madhe të vitit

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 11:55
Pamje nga dueli

Luftëtari brazilian Alexandre Pantoja mbrojti titulli kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg). Në eventin UFC-310 zhvilluar sot në Las Vegas, ai mundi me “submision” rivalin japonze Kai Asakura.

Një fitore e pritshme e kampioniot të botës, që nuk humbet pret 7 duelesh, duke e mbrojtur për herë të tretë titullin. Kjo është fitorja e 29-të në karrierë për Pantoja (ka edhe pesë humbje).

Një sfidë pa shumë histori, mbyllur që në raundin e dytë pas një kapje pas fytit të rivalit japonez.

Për Asakura kjo është humbja e pestë në karrierë (ka edhe 21 fitore), duke dalë kokulur nga kafazi.

Një sfidë interesante ishte edhe ajo që nxori fitues kazakun Shavkat Rakhmonov (19 fitore e asnjë humbje). Ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 48-47) irlandezin Ian Machado Garry, që pësoi humbjen e parë pas 15 fitoresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat