Vdes njëri nga të plagosurit në Gjermani, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boksi

Vdes njëri nga të plagosurit në Gjermani, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:38 Përditësuar në ora: 23:25 më 26.02.2025
Policët sigurojnë vendin e ngjarjes të armatosur rëndë

Vdes njëri nga të plagosurit në Gjermani, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Sipas mediumit gjerman WDR, që i referohet burimeve të afërta me hetimin, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.

Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit.

Ndër ta, babai i Akkurtit është në gjendje kritike, pasi dyshohet se është goditur në zonën e kraharorit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa një nga të dyshuarit për sulmin është arrestuar, dhe një tjetër është ende në arrati.

Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në qytet dhe ka intensifikuar masat e sigurisë rreth gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat