Policia gjermane shpall në kërkim vëllanë e boksierit të vrarë!

Boksi

Policia gjermane shpall në kërkim vëllanë e boksierit të vrarë!

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 17:44
Berat Nimani

Policia gjermane ka shpallur në kërkim Berat Nimanit, vëllanë e boksierit të vrarë Besar Nimani.

“Më 26 shkurt 2025, i akuzuari qëlloi mbi një grup njerëzish në qendër të qytetit Bielefeld dhe plagosi katër persona, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet për përfshirje në të shtënat përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit në Gjermani të mërkurën.

Të mërkurën, policia ka bastisur banesën ku jeton vëllai i boksierit – pa sukses.

Sipas gazetës “Bild”, Nimani mësohet se është arratisur në një qytet tjetër.

Por, ai planifikon të dorëzohet së shpejti.

Avokati i tij tha për gazetën Bild se ka pasur kontakte me Nimanin dhe se “e gjithë situata është shumë konfuze.”

Megjithatë, klienti i tij do të dorëzohet pasi avokati të ketë një pasqyrë më të qartë të rastit dhe të ketë folur me prokurorin publik.

Por ai ndoshta nuk do të dorëzohet deri në javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat