Këngëtarja Adelina Berisha feston sot ditëlindjen.
Ajo ka lindur më 11 shkurt të vitit 1990 dhe mbush plot 31 vjeç.
Sapo ora shënoi 00:00, Berisha publikoi në Instastory-n e saj disa pamje nga festa paraprake që organizoi, ku shihet një tavolinë plot me ushqime të ndryshme.
Pas kësaj, këngëtarja publikoi edhe një video të realizuar në momentin e fryrjes së qiriut të tortës.
“Faleminderit shoqet më të mira në botë”, shkroi ajo krahas postimit, duke zbuluar kështu se këtë ditë të veçantë e ka nisur me katër mikeshat e saj.
Urimet për artisten ishin të shumta si nga fansat, ashtu edhe nga miqtë e ngushtë.
Adelina prej vitesh është pjesë e tregut muzikor në Shqipëri dhe ka realizuar disa projekte.
Së shpejti pritet që të publikojë edhe këngën e radhës. Këtë e ka treguar vetë nëpërmjet postimeve që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram nga prapaskenat e xhirimit.