Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot 40-të vite jetë së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën dy-muajshe Lilibet.
Ndërkohë, urimet publike për Meghan-in nuk kanë as munguar nga familja mbretërore.
Mbretëresha, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë lënë pas të gjitha mëritë dhe i kanë uruar 40-vjetorin Meghan-it.
Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e menaxhuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që ndau tre fotografi të Meghan së bashku me mesazhin:
“I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!”
Pas pak minutash, Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles ia uruan ditëlindjen Dukeshës së Sussex.