Beyonce dhe Jay-Z shijuan një takim të rrallë të dielën në New York.
Këngëtarja, 42 vjeçe, u kthye në vitet e 70-ta me pantallona të gjelbër dhe një shami mëndafshi, të gjitha nga “Pucci”, ndërsa shkonte në restorantin Lucille me reperin, 54 vjeç.
Beyonce e bashkoi dukjen me një çantë me vija jeshile dhe me një xhaketë elegante të zezë, shkruan DailyMail.

Ajo kishte stiluar flokët e saj bionde në një gërshet të gjatë dhe kishte vendosur syze dielli të zeza.
Ndërkohë Jay-Z u shfaq me një stil shumë sportiv me tuta blu e zi dhe atlete të bardha.

Çifti i cili u martua në vitin 2008 – kishte një rrethim sigurie teksa hynin në restorantin Alfresco