E përlotur dhe e pikëlluar, e dashura e Liam Payne shfaqet në publik për herë të parë pas varrimit të tij

Bota e Yjeve

E përlotur dhe e pikëlluar, e dashura e Liam Payne shfaqet në publik për herë të parë pas varrimit të tij

Nga: Bota sot Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 12:43
Kate Cassidy

E dashura zemërthyer e Liam Payne, u pa e dëshpëruar në publik për herë të parë që kur këngëtari superstar u preh.

Kate Cassidy, 25 vjeçare, e pikëlluar, u pa në një udhëtim të vetëm në qendër të Londrës, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Modelja amerikane përballoi të ftohtin e dimrit me një pallto të gjatë të bardhë me gëzof dhe një palë pantallona vrapimi të errëta teksa ecte në rrugë përpara se të dilte në një kafene.

Image
Kate Cassidy

Ajo u shfaq pa grim dhe i kishte flokët të lidhura mbrapa teksa ecte në mënyrë anonime nëpër rrugët e ngarkuara.

Kjo dalje e saj vjen vetëm disa ditë pasi Kate iu bashkua familjes dhe miqve të ish-yllit të One Direction teksa ata i dhanë një lamtumirë të përlotur yllit javën e kaluar.

Image
Kate Cassidy

Liam, 31 vjeç, u varros pasi arkivoli i tij u çua në kishën e Shën Marisë së shekullit të 12-të në Amersham, Bucks, me një makinë me kalë të bardhë.

Shokët e tij të grupit One Direction, Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson ishin mes të pranishmëve./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat