Adrola Dushi, ish-Miss Albania dhe një figurë e njohur në mediat shqiptare, ka ndarë së fundmi një fotografi në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
E veshur me një fustan të shkurtër dhe çizme deri te gjuri, ajo shfaq elegancën dhe vetëbesimin që e karakterizon, ndërsa pozon pas një darke magjike në New York, shkruan Bota sot.
Në përshkrimin e postimit, Adrola ndan një mesazh frymëzues: "Kur jeta errësohet, ji e zeza që bie në sy”, duke theksuar rëndësinë e forcës dhe individualitetit për të përballuar sfidat e jetës.
Mesazhi i saj reflekton fuqinë për të ndriçuar dhe dalluar në momentet e vështira.