Të premten në mbrëmje, influencuesja 24-vjeçare e TikTok-ut, Addison Rae dukej si mbretëresha e dimrit teksa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në iHeartRadio Jingle Ball në Los Angeles.
Ajo veshi një triko të bardhë me prerje të ulët, me një dekolte të tejdukshme dhe një fund dantelle me thekse të tejdukshme lulesh, të cilat i jepnin pamjen e një flok bore, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Flokët e saj të artë u shkëlqenin, derisa mahniti me linjat e saj trupore.
Rae e kompletoi look-un e saj me taka të kuqe dhe një çantë të bardhë stilisti me një zinxhir ari.
Rae hyri fillimisht në skenën muzikore me publikimin e këngës së saj Obsessed, e cila doli më 18 mars, të vitit 2021.