Paris Hilton shkëlqen në “iHeartRadio Jingle Ball 2024” me elegancë dhe rikthim magjepsës

Bota e Yjeve

Paris Hilton shkëlqen në “iHeartRadio Jingle Ball 2024” me elegancë dhe rikthim magjepsës

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 12:55
Paris Hilton

Paris Hilton, 43 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të shkëlqyer në ‘iHeartRadio Jingle Ball 2024’ të KIIS FM.

Trashëgimtarja mahniti me një mini fustan metalik argjendi me të çara elegante dhe çizme të gjata deri te kofshët, duke theksuar stilin e saj ikonik. Aksesorët, si qafore argjendi dhe syzet e diellit, i shtuan shkëlqimin.

Gjatë eventit të mbajtur në Intuit Dome, Los Angeles, Paris u pa duke shoqëruar reperin Flavor Flav, ndërsa më pas performoi në skenë për një shfaqje të paharrueshme, shkruan DailyMail.

Image
Paris Hilton

Ngjarja përfshiu edhe yje si Addison Rae dhe Meghan Trainor, duke e bërë tapetin e kuq një paradë të modës dhe yjeve.

Paraqitja vjen pas publikimit të albumit të saj të dytë, “Infinite Icon”, në shtator, që shënon rikthimin e saj muzikor pas albumit debutues të vitit 2006 me hitin “Stars Are Blind”.

Image
Paris Hilton

Ndërkohë, traileri i spin-off-it të shumëpritur të serisë “Simple Life, Paris & Nicole: The Encore”, ka ngjallur entuziazëm mes fansave.

Shfaqja ribashkon Paris dhe Nicole Richie në një projekt trepjesësh, ku ato transformojnë këngën e famshme “Sanasa” në një opera dhe rikthehen në Arkansas.

Image
Paris Hilton

Premiera është planifikuar për 12 dhjetor në Peacock, duke premtuar humor dhe nostalgji të bollshme.

Image
Paris Hilton
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat