Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dalin për darkë, marrin vëmendje me paraqitjen e tyre

Bota e Yjeve

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dalin për darkë, marrin vëmendje me paraqitjen e tyre

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 07:46
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dolën për darkë me babanë e modeles, Mohamed, dhe të dashurën e tij në LA.

Katërshja dolën për darkë në një restaurant të famshëm në Kaliforni.

Për këtë takim, modelja 29-vjeçare kishte veshur një pulovër ngjyrë kafe me mëngë të gjata, e cila shfaqte vija bardhekuq në krahë, shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

Image
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Gigi i kombinoi trikotazhet e saj me një këmishë me jakë të bardhë poshtë dhe një fund mini me lesh artificial me geta të tejdukshme.

Ndërkohë, Cooper, 49 vjeç, ishte veshur thjeshtë, me një këmishë polo, pantallona blu dhe një pallto të zezë leshi.

Image
Mohamed dhe e dashura e tij

Mohamed – i cili ka tre fëmijë, Gigi, Bella Hadid dhe Anëar Hadid, me ish-gruan e tij Yolanda Hadid – u vesh i tëri në zi, ndërsa e dashura e tij zgjodhi një fustan pulovër krem.

76-vjeçari zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe Silva u larguan nga restoranti dorë për dore, ndërsa Cooper dhe Gigi nuk treguan asnjë ‘afërsi’ të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat