Angelina Jolie u shfaqe elegante në paraqitjen e saj në Paris, derisa bëri një pushim nga xhirimet e filmit të saj të ri “Stitches”.
Aktorja, 49 vjeçe, dukej mahnitëse, teksa zgjodhi veshje të thjeshtë, por që ia vinte në pah elegancën e saj.
Kjo paraqitje e saj erdhi disa orë pasi Angelina u nominua për herë të nëntë për Golden Globe, shkruan DailyMail, përcjell “Bota sot”.
Aktorja fitoi performancën më të mirë nga një aktore femër në një film dramë për të luajtur rolin e këngëtares operistike Maria Callas në filmin e titulluar Maria.
Angelina do të konkurrojë me Pamela Anderson për The Last Shoëgirl, Nicole Kidman për Babygirl, Tilda Sëinton për The Girl Next Door, Fernanda Torres për I'm Still Here dhe Kate Winslet për Lee.
Projekte të tjera për të cilat Angelina u nominua ishin George Ëallace, Gia, Girl Interrupted, A Mighty Heart, Changeling, The Tourist, In The Land Of Blood And Honey dhe First They Killed My Father.
Ajo fitoi për tre të parat.
Ceremonia e 82-të e çmimeve Golden Globe do të mbahet në Los Angeles më 5 janar 2025.