Ylli i muzikës ‘Pop’, Halsey mahniti me një fustan latex të ngushtë teksa u paraqit në një premierë filmi në Los Angeles.
30-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj, derisa mori vëmendjen e të gjithëve.
Ylli i popit, emri i vërtetë i të cilës është Ashley Frangipane, e përfundoi look-un e saj me një ngjyrë të kuqe buzësh dhe grim të errët për sytë, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”.
Ajo doli në Tapetin e Kuq në premierën e filmit të Nicole Kidman “Babygirl”, për të pozuar për një seri fotosh solo, përpara se t’i bashkohej i fejuari Avan Jogia.
Këngëtarja më pas hoqi dorezat dhe u ulë pranë Santa Claus për një foto të buzëqeshur.