Cardi B ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj të jashtëzakonshme gjatë hapjes së dyqanit të ri “SKIMS” të Kim Kardashian në New York të enjten në mbrëmje.
Krijuesja e hitit “WAP”, 32 vjeçe, mbërriti me një stil që mori vëmendjen e të gjithëve.
Ajo u shfaq e veshur në një set tërheqës me print leopardi, nga koka te këmbët, duke përfshirë një triko të ngushtë që i theksonte trupin dhe një pallto elegante që nxirrte në pah këmbët e saj, shkruan DailyMail.
Për të rritur më tej efektin e stilit, Cardi B kombinoi dukjen me geta rrjete dhe taka të larta.
Aksesorët ishin po ashtu të veçantë: një gjerdan kryq gotik me gurë të zi dhe një unazë ari që i shtonin ngjyrë dhe shkëlqim.
Më tej, nëna e tre fëmijëve u shfaq me një grim të përsosur, ku e theksonte shikimin e saj me peneltë ashpër dhe buzë nudo.
Faqet e saj ishin të skalitura në mënyrë të natyrshme me bronz dhe skuqje, ndërsa pudra e theksuar e ndihmoi të krijonte një shkëlqim të bukur.
Flokët e saj brunë ishin të stiluara dhe voluminoze, me balluke të gjata të lëshuara anash që theksonte syrit e saj të djathtë.
Cardi B u rrethua nga sigurimi gjatë hyrjes dhe daljes nga dyqani në 5th Avenue. Kjo natë shënoi gjithashtu një moment të veçantë për reperen fituese të çmimit ‘Grammy’, pasi ajo është e angazhuar aktualisht me përkujdesjen e tre fëmijëve me bashkëshortin e ndarë, Offset.