Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 07:29
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet elegante dhe glamuroze në një event bamirësie të organizuar nga “Naked Heart Foundation” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E ftuar si një nga artistet speciale të mbrëmjes, 35-vjeçarja mahniti të pranishmit me sharmin dhe stilin e saj unik.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Bebe u shfaq me një fustan të zi elegant, një krijim i stilistit shqiptar Pajtim Raci, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj modës dhe talentit shqiptar.

Image
Bebe Rexha

Përveç paraqitjes së saj të shkëlqyer, Bebe Rexha ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për “Vogue Arabia”, ku ka folur rreth përgatitjeve për eventet e rëndësishme dhe mënyrës se si i realizon paraqitjet e saj skenike.

Me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe me një stil të veçantë që gjithmonë bën përshtypje, Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm shqiptarë në industrinë globale të muzikës.

Image
Bebe Rexha
Image
Bebe Rexha
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat