Gigi Hadid shkëlqen në fushatën e re të “Havaianas”

Bota e Yjeve

Gigi Hadid shkëlqen në fushatën e re të “Havaianas”

Më: 17 mars 2025 Në ora: 15:25
Modelja e njohur, Gigi Hadid

Modelja e njohur, Gigi Hadid, mahniti me format e saj në fushatën shumëngjyrëshe të Havaianas, ku pozoi me bikini rozë dhe pantallona të shkurta.

“Të jesh ambasadore globale e Havaianas është surreale dhe nostalgjike”, tha ajo, duke kujtuar fëmijërinë e saj në plazh.

Ndërkohë, Gigi foli edhe për lidhjen me aktorin Bradley Cooper, duke e quajtur atë një marrëdhënie “të lumtur dhe romantike”, shkruan DailyMail.

Image
Modelja e njohur, Gigi Hadid

Ajo pranoi se Bradley i ka hapur dyert drejt përvojave të reja, si frekuentimi i teatritm

Ajo, po ashtu shtoi se të qenit në një marrëdhënie me të nuk do të kishte qenë e mundur më herët në jetën e saj.

Image
Modelja e njohur, Gigi Hadid

Në një rrëfim më personal, Gigi tregoi edhe për bashkëprindërimin me ish-partnerin Zayn Malik.

Modelja theksoi se ata planifikojnë kujdestarinë e vajzës së tyre, Khai, me muaj përpara dhe e mbështesin njëri-tjetrin.

Image
Modelja e njohur, Gigi Hadid

Ajo tha se pavarësisht interesit të madh publik për marrëdhënien e tyre, fokusi kryesor mbetet rritja e vajzës me respekt të ndërsjellë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat