Rita Ora guxon me dekoltenë e hapur në fustanin e bardhë

Bota e Yjeve

Rita Ora guxon me dekoltenë e hapur në fustanin e bardhë

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 09:20
Rita Ora

Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, teksa shijoi një mbrëmje në restorantin e njohur Le Costes – një ndër vendet e preferuara të yjeve gjatë Javës së Modës në Paris, të enjten në mbrëmje.

Këngëtarja e hitit Let You Love Me, 34 vjeç, dukej mahnitëse me fustanin elegant midi që i nxirrte në pah linjat trupore dhe kishte një prerje transparente në pjesën e përparme.

Ajo e plotësoi pamjen me taka të larta në ngjyrë të bardhë dhe syze dielli ovale të zeza, duke ruajtur një profil më diskret, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Teksa doli nga restoranti, Rita iu dorëzua të ftohtit dhe veshi mbi fustanin glamuroz një pallto të gjatë të zezë.

Paraqitja e saj në kryeqytetin francez vjen pak ditë pasi ajo fitoi betejën ligjore me fqinjët e saj, të cilët kundërshtonin ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e vilës së saj luksoze prej 7.5 milionë funtesh në Londër.

Image
Rita Ora

Planet e këngëtares kishin ngjallur zemërim te banorët lokalë, të cilët frikësoheshin se palestra do të prishte qetësinë e zonës dhe do të shkatërronte ekosistemin natyror.

Ata e akuzonin Ritën për "shkatërrim të biodiversitetit në mënyrë që të ndërtonte një palestër moderne", duke theksuar se dyert e mëdha xhami do ta bënin hapësirën të funksiononte më shumë si një "pavijon drite dhe zhurme".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat