Katy Perry “thyen heshtjen” për romancën me Justin Trudeau gjatë koncertit në Londër

Bota e Yjeve

Katy Perry “thyen heshtjen” për romancën me Justin Trudeau gjatë koncertit në Londër

Nga: A.SH Më: 14 tetor 2025 Në ora: 18:05
Katy Perry

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry ka ngjallur reagime të shumta pasi gjatë koncertit të saj në Londër bëri një koment thumbues në lidhje me thashethemet për një romancë me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Gjatë performancës, Perry iu drejtua publikut me humor, duke thënë se është “shumë e dashuruar”, çka u interpretua nga fansat si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Trudeau.

Komenti i saj erdhi pas javësh spekulimesh në media për një lidhje të mundshme mes tyre, pas ndarjes së Trudeau nga bashkëshortja Sophie Grégoire vitin e kaluar.

Image
Katy Perry

Ndërkohë, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht marrëdhënien, por momenti në skenë ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale.

Image
Katy Perry
Image
Justin Trudeau
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat