Dua Lipa nis vitin 2026 mes borës, pushimeve romantike dhe stilit elegant në Paris

Bota e Yjeve

Dua Lipa nis vitin 2026 mes borës, pushimeve romantike dhe stilit elegant në Paris

Nga: Bota sot Më: 10 janar 2026 Në ora: 21:10
Dua Lipa

Dua Lipa e ka nisur vitin 2026 duke shijuar disa ditë pushimi, pasi në fund të vitit të kaluar përmbylli turneun e saj Radical Optimism.

Këngëtarja 30-vjeçare ka sfiduar të ftohtin dhe borën në shoqërinë e të fejuarit të saj, Callum Turner, duke shëtitur dhe kaluar kohë në Paris gjatë javës së fundit.

Të shtunën, Dua ndau në Instagram një sërë fotografish nga fillimi i vitit, të shoqëruara me përshkrimin: “Bigtime cosy ❄️”.

Image
Dua Lipa me partnerin

Ajo është parë gjithashtu duke shijuar momente qetësie në Mbretërinë e Bashkuar, ku bashkë me Callum kanë dalë për shëtitje në borë së bashku me qenin e tyre.

Dua u shfaq e veshur me një pallto ngjyrë bezhë prej gëzofi, një kapele të kuqe, xhinse dhe çizme gome, duke reflektuar një stil të ngrohtë dhe praktik për ditët e ftohta.

Ndërkohë, në kryeqytetin francez, këngëtarja dukej elegante dhe plot stil, e veshur me një xhaketë krem dhe të zezë me detaje fjongoje, teksa pozonte për një selfie para pasqyrës.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat