Miley Cyrus rikthen nostalgjinë e “Hannah Montana”

Bota e Yjeve

Miley Cyrus rikthen nostalgjinë e “Hannah Montana”

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2026 Në ora: 15:47
Miley Cyrus

Vetëm një ditë pasi publikoi trailerin e shumëpritur të specialit për 20-vjetorin e Hannah Montana, ekipi krijues i projektit ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet te fansat me publikimin e një posteri të ri. Më 11 mars, këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus ndau në llogarinë e saj në Instagram një poster ku shfaqet sërish në rolin e personazhit ikonik që e bëri të famshme.

Posteri i publikuar është në fakt një imazh që ishte përdorur në episodet e serialit rreth 20 vite më parë. Në të, fituesja e çmimit Grammy shfaqet në pozën karakteristike të “Hannah Montana”, ndërsa mbi imazh qëndron mbishkrimi: “From me to younger you” (“Nga unë për ty më të vogël”).

Publikimi i postimit ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e këngëtares dhe të serialit shprehën emocionet dhe nostalgjinë për rikthimin e personazhit. Në seksionin e komenteve, një fans shkroi: “Nuk do të gënjej, ndihem shumë mirë që e shoh sërish Hannah Montana.” Një tjetër komentonte: “Kjo sapo ma bëri të gjithë vitin”.

Image
Miley Cyrus

Ndërkohë, një fanse tjetër shprehu entuziazmin duke shkruar: “Vajza e vogël brenda meje po bërtet”. Komente të shumta të tjera kujtonin “ditët e mira të vjetra” dhe momentet e paharrueshme që seriali u ka dhuruar shikuesve.

Speciali për 20-vjetorin e Hannah Montana pritet të publikohet më 24 mars dhe tashmë ka rikthyer një valë të madhe nostalgjie mes fansave që u rritën duke ndjekur aventurat e personazhit të famshëm të Disney Channel.

Image
Miley Cyrus
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat