Pamje nga Parisi: Celine Dion shfaqet e lumtur para rikthimit të madh në skenë

Bota e Yjeve

Pamje nga Parisi: Celine Dion shfaqet e lumtur para rikthimit të madh në skenë

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:09
Celine Dion

Celine Dion dukej tejet e gëzuar dhe në humor të shkëlqyer teksa u kthye në hotelin e saj të martën mbrëma, përpara rikthimit të saj në skenë në qytet.

Ikona e muzikës, 58 vjeçe, bëri një mimikë qesharake për fansat dhe u pa duke kërcyer në rrugë përpara se të hynte në hotelin Royal Monceau.

E veshur me shumë stil për mbrëmjen, Celine zgjodhi një fustan të zi elegant me prerje të drejtë, me pala në fund dhe një pjesë të zgjatur pas, të kombinuar me këpucë të zeza me taka, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Celine Dion

Ylli i muzikës po përgatitet për rikthimin e saj në skenë, tre vjet pasi anuloi turneun botëror për shkak të betejës së vështirë me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi të fortë të muskujve dhe spazma të dhimbshme.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, ajo ka performuar vetëm një herë dhe në dokumentarin e saj të vitit 2024, “I Am: Celine Dion”, ajo tregoi hapur se sa e rëndë ka qenë përballja me këtë sëmundje.

Image
Celine Dion

Tani, Celine ka mbërritur në kryeqytetin francez, ku do të zhvillojë një seri prej 10 koncertesh, në një rikthim në skenë që është pritur me shumë interes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat