Aktorja e njohur hollivudiane Catherine Zeta-Jones ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në Nju Jork, vetëm dy ditë pasi bashkëshorti i saj, Michael Douglas, publikoi autobiografinë e re, në të cilën zbulon detaje intime nga jeta e tij personale.
Aktorja 57-vjeçare u shfaq me një palë streçe të ngushta prej lëkure të zezë, të kombinuara me këpucë me taka shumë të larta, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Me flokët e gjatë e të zinj dhe një pamje plot vetëbesim, Zeta-Jones u fotografua teksa ecte në rrugët e Manhatanit, pa dhënë shenja se ishte shqetësuar nga rrëfimet e bashkëshortit të saj në librin e ri, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Autobiografia e Michael Douglas, me titull One Helluva Ride, përmban rrëfime për marrëdhëniet e tij me aktoret Kathleen Turner dhe Jeanne Tripplehorn, të cilat, sipas librit, kanë ndodhur gjatë martesës së tij të parë me modelen Diandra Luker.
Aktori ka zbuluar gjithashtu detaje intime nga lidhja me Catherine Zeta-Jones, duke treguar se ajo e kishte bërë të priste nëntë muaj para se të kryenin marrëdhënie seksuale.
Zeta-Jones reagoi për herë të parë publikisht lidhur me librin të enjten në mëngjes, gjatë një paraqitjeje në emisionin Today. Ajo deklaroi se nuk e kishte lexuar fare autobiografinë e bashkëshortit të saj.